Gjithçka gati për finalen ‘Turneu i lagjeve të kryeqytetit’

Ky hyrë në fazën finale ‘Turneu i lagjeve të kryeqytetit’.

Sport

26/05/2018 16:45

Nesër (e diel) me fillim nga ora 21:00, në lagjen Bregu i Diellit tek banesat e bardha luhet faza finale e turneut.

Më poshtë e gjeni njoftimin e organizatorit FC Prishtina Futsal për fazën përmbyllëse të turneut:

FC Prishtina Futsal

Turneu i lagjeve të kryeqytetit nesër (e dielë) me fillim nga ora 21:00, në lagjën Bregu i Diellit tek Banesat e bardha do ta ketë përmbylljen ku do të zhvillohet faza finale e turneut më atraktiv deri me tani në Prishtinë.

Skuadrat që kanë arritur në këtë fazë duke luftuar për titullin kampion të parë të kryeqytetit janë lagjet:

    1. Dardania
    2. Ulpiana
    3. Bregu i Diellit
    4. Mati
    5. Kolovica
    6. Kodra e Trimave
    7. Mahalla e Shkrumave
    8. Mahlla e Muhaxherëve