Gjithçka çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

Sot në vendin tonë do të zhvillohen disa ngjarje.

Lajme

15/01/2019 07:41

Ngjarja kryesore e ditës së sotme është përvjetori i 20 i masakrës së Reçakut, shkruan lajmi.net.

Në këtë fshat sot, nën përkujdesjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga ora 09:00 deri në orën 10:30 do të bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa më pas do të mbahet aktiviteti “Pëllumbat e paqes” mbi Reçak, kurse nga ora 11:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.

Më poshtë ju sjellim kalendarin e ngjarjeve të ditës së sotme:

09:15

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë çerdhen “Lulevera”. (Çerdhja “Lulevera”, Dardani, Prishtinë)

09:30

Një delegacion i Vetëvendosjes, i prirë nga kryetari Albin Kurti, do të bëjnë homazhe në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut. (Fshati Reçak, Shtime)

10:15

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë shkollën fillore “Elena Gjika” (Shkolla “Elena Gjika”, Prishtinë).

10:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial, Reçak)

10:30

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bën nderime te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Reçakut. (Kompleksi Memorial, Reçak)

10:45

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aktivitetin “Pëllumbat e Paqes” mbi Reçak. (Reçak)

11:00

Mbahet orë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Merr pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Shtëpia e Kulturës, Shtime)

11:00

Ministria e Zhvillimit Rajonal lanson skemën e radhës për grante për biznese dhe startupe. Merr pjesë ministri Rasim Demiri. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë)

11:00

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Gjakovës për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Kuvendit Komunal, Gjakovë)

11:00

Qendra e Medieve (Media Centar) në Çagllavicë organizon konferencë për shtyp me temën “Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë pas asaj vrasjeje”. (Media Centar, Çagllavicë)

13:00

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, dhe ministri i Financave, Bedri Hamza, marrin pjesë në hapjen e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. (Porti i Durrësit).

13:00

Komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji… diskuton lidhur me grevën e mësimdhënësve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303).

13:00

Banorët e Orllanit protestojnë para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për të kërkuar mjetet buxhetore të ndara më 2018 për projektin “Furnizim me ujë të pijshëm për banorët e Orllanit”. (Para MMPH-së, Prishtinë).

14:00

Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e Qeverisë).

19:00

Kisha Katolike në Kosovë, përkatësisht Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, do të prezantojë Mesazhin e Paqes të Papa Françeskut për vitin 2019. (Qendra “Bogdanipolis”, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë). /Lajmi.net/