Gjithçka çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë janë paraparë që të mbahen shumë ngjarje.

Lajme

07/11/2018 07:49

Sot në Kosovë pritet të mbahen shumë ngjarje, shkruan lajmi.net.

Në mesin e këtyre ngjarjeve është edhe vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet në ora 11:00, ku pikë e rendit të ditës është votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/

Më poshtë ju sjellim kalendarin e ngjarjeve të ditës së sotme:

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 09:00)

Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës takohen me Klubin e Prodhuesve të Kosovës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

Mbahet konferenca e dytë ndërkombëtare “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyçë në forcimin e rendit dhe sigurisë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 09:30)

Agjencia Kosovare e Privatizimit bënë pranimin e ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 42. (Hotel “Grand”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:30)

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për Sport, Projektligji për për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

Në vigjilje të shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bëhet përurimi i objektit të shkollës në Bubavec. (Ora 11:00)

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbajë ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 42. (Hotel “Grand”, ora 12:30)

“The Ideas Partnership” lanson uebfaqen Faqet e Gjelbërta të krijuar nga katër studentë të Universitetit të Utrecht në Holandë. (Hotel “Sirius”, ora 12:30)

Në vigjilje të shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vihet gurëthemeli i objektit të shkollës në Panorc. (Ora 13:00)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qendra për Informim dhe Kulturë e Bashkimit Evropian mban diskutimin e panelit për Efiçiencën e Energjisë, Kogjenerimin dhe projektin e ngrohjes së qytetit në Prishtinë. (EUICC Prishtinë, ora 14:00)

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) mban debatin “Si trajtohet seksizmi në Universitetin e Prishtinës?”. (VentureUP, ora 14:00)