Gjithçka bio “Te Xhema”

Kthimi tek tradita ka qenë rruga e vetme e mbijetesës për Xhemajl Bunjakun dhe 11 anëtarët e tjerë të familjes së tij. Pa një vend pune dhe me nëntë fëmijët e tij, Xhema që jeton në afërsi të Kalasë së Novobërdës është shtyrë nga nevoja të gjejë mbijetesën në malet që e rrethojnë shtëpinë e tij që mezi rri në këmbë. 

Lajme

30/12/2014 16:02

Tash e disa vite, Xhema është duke ia mësyrë biznesit. Ajo që ai bën ende nuk mund të quhet biznes, pasi mbahet në këmbë falë ndihmave të shumë organizatave ndërkombëtare.

Fal tyre, ka arritur që të krijojë brendin e çajit “Te Xhema”. Në treg janë disa lloje të çajit me këtë brend. Rruga deri tek brendi “Te Xhema” ka një histori e shumë mund.

“Zori po të mësojke gjithçka”, nis rrëfimin e tij për Kohën Ditore, Xhema, ashtu siç e njohin të gjithë në rrethinën e tij. 

Shafrani i Xemës

Pjesën më të madhe të bimëve mjekues e grumbullon me anëtarët e familjes nëpër fushat e malet gjithandej. Thotë se për grumbullimin e bimëve e ndihmojnë shumë fëmijët që i ka.

Por, viti 2014 nuk është se ka qenë i bereqetshëm për të.

“Shafrani gjatë verës pushon, kurse në dimër zhvillohet. Zhvillimin e përfundon në fund të muajit maj dhe atëherë ne e grumbullojmë. Këtë vit bash në kohën kur e ka pas pikën e zhvillimit tek ne ka pas shumë reshje të cilat na kanë dëmtuar shumë”, thotë Xhema. 

Brendi “Te Xhema” tashmë gjendet në disa barnatore 

Gjithë biznesin e tij të vogël e ka ndërtuar duke iu falënderuar ndihmave që ka marrë nga disa shtete të fuqishme, përmes organizatave të tyre.

Trupa Mbrojtëse të Kosovës më kanë ndihmuar për të ndërtuar objektin në të cilin i kam të vendosura të gjitha makineritë.

Tash i ka 25 arë të mbjellë me mjedër, pasi edhe 15 arë shesë i ka mbjellë me financim vetjak. Thotë se i ka rreth 40 lloje të çajit që mund t’i bëjë. Aktualisht, bimë duke u tharë ka afro 20 lloje. Tetë prej tyre i ka edhe të paketuara dhe janë në disa barnatore nëpër Prishtinë. (Marrë nga numri festiv i gazetës Koha Ditore)