Gjirafa të cilës i pëlqen të bëjë selfie

Një gjirafë u shfaq duke buzëqeshur në selfien e një çifti të cilët kishin shkuar në pushime. Tani ajo fotografi është bërë hit në mediat sociale.

Fun

07/07/2015 15:40

Një përparësi e të pasurit një qafë të gjatë është se e bën daljen në fotografi më të lehtë. Dhe kjo gjirafë duket se ka një dhunti për të dalë në fotografi, transmeton Lajmi.net.

Gjirafa vendosi të jetë pjesë e selfies së një çifti në parkun Busch, Tampa, Floridë. Ata ishin në pushime aty, dhe vendosën të bëjnë një selfie, kur papritmas gjirafa u shfaq mbrapa duke ‘qeshur’.

Dhe, siç edhe mund ta shihni, duket se gjirafës i pëlqen të bëjë fotografi, pasi që është shfaqur mjaft e lumtur në selfie.

PAYGiraffe1 PAYGiraffe3