Gjinovci: Kontrabanda nuk vjen vetëm nga veriu por nga e gjithë Kosova (Foto/Video)

Rreth 600 mijë kilogramë produkte ushqimore janë asgjësuar në Kosovë vetëm në vitin që kemi lënë pas, por megjithëkëtë kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovë (AUVK), Valdet Gjionvci garanton se konsumatorët mund të konsumojnë produkte pa problem.

Lajme

11/02/2016 10:51

Në një intervistë për lajmi.net ai pranon se kontrabanda është e pranishme në gjithë Kosovën dhe jo vetëm nga veriu.

Gjinovci thotë se prodhimet në Kosovë janë përmirësuar, madje ato tashmë janë pjesë në tregjet e Bashkimit Evropian.

Thotë se kanë kontroll edhe në veri e veçanërisht në monitorimin dhe kontrollimin e kafshëve.

Ai shpjegon se kur ka dyshime në cilësi apo siguri të një produkti ushqimor, ndalet nga tregu që të mos konsumohen deri në rezultatet përfundimtare.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterines

Garanton dhe shpjegon se AUVK kanë përgjegjësi për cilësinë e të gjitha produkteve ushqimore në Kosovë.

Të gjitha produktet që i nënshtrohen kontrollit apo inspektimit nga inspektorët e AUVK-së, marrin përgjegjësinë  dhe janë të sigurt t’i konsumojnë ato. Ne edhe vet jemi konsumatorë, fëmijët i kemi nëpër shkolla e as ne vet si pjesëtarë të AUVK-së nuk i kemi pika të veçanta ku furnizohemi me produkte ushqimore”, tha ai për lajmi.net.

Flet edhe për pikat e kontrollit në veri, thotë se edhe atje kanë qasje, por pranon se jo vetëm në atë pjesë por në gjithë Kosovën ka kontrabandë.

“Kontrabanda nuk ekziston vetëm nga pjesa e veriut por ekziston edhe nga pjesë tjera të vendit, mirëpo janë institucionet përgjegjëse që e luftojnë këtë dukuri. AUVK-ja është pjesë e menaxhimit të integruar të kufirit ku bëjnë pjesë edhe Policia e Kosovës dhe Dogana dhe fal këtij bashkëpunimi arrihet të parandalohen këto dukuri, dhe produktet që të tentojnë të futen në rrugë ilegale i nënshtrohen asgjësimit dhe moslejimit të përdorimit të tyre nga na e konsumatorëve”, tha Gjinovci.

Kur foli për monitorimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve në pjesën veriore përfshirë edhe identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, tha se ka qenë vështirë, por edhe fermerët në atë pjesë kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim.

Tregon se sa tonë kilogramë produkte ushqimore janë asgjësuar në vitin 2015 në Kosovë për shkaka të cilësisë dhe prejardhjes së dyshimtë.

“Janë rreth 600 tonë apo 600 mijë kilogramë produkte ushqimore që janë asgjësuar nga ana jonë, në mënyrë të organizuar, qoftë produkte me origjinë shtazore apo bimore, këtu përfshihen edhe lëngjet e ndryshme, apo lëngje nga frutat apo të gazuara dhe jo të gazuara”, tha Gjinovci për lajmi.net.

Megjithëkëtë, në Kosovë askush nuk ka vdekur nga helmimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me cilësi jo të duhur./ Lajmi.net

YouTube player