Gjini:Vetëvendosja po thërret njerëz që të mos dalin në protesta

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosjes jo vetëm që nuk e ka përkrahur protestën e thirrur nga AAK-ja, por po thërret njerëz që të mos dalin në protestë.

Lajme

15/04/2016 18:31

“Janë disa gabime që po i bënë Lëvizja Vetëvendosjes. Ata po thërrasin njerëzit që të mos dalin në protestë. Aleanca nuk po përdor bajraktarizëm, por kemi nevojë për protestë”, ka thënë Gjini, në Klan Kosova.

Ai ka thënë se arsyetimi i Vetëvendosjes, se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po merr vendime të njëanshme nuk vlen, dhe diçka të tillë më parë ka bërë vet Vetëvendosja.

“Vendimi i Vetëvendosjes për anulimin e protestës së 26 marsit është marrë pa na pyetur neve fare. Ka qenë vendim i njëanshëm i tyre, dhe ne e kemi respektuar. Ai vendim për anulim që e ka marrë Vetëvendosje pa na pyetur, ka peshë shumë më të madhe sesa thirrja për protestë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, tha ai.

“Nëse Vetëvendosjes do të thërriste protestë ne do t’i bashkëngjiteshim”, pohoi Gjini.