Gjini: Presidenti e kryeministri e citojnë Serbinë, jo Hagën

Ardian Gjini ka deklaruar se Presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa, më shumë dëshirojnë ta citojnë Serbinë, sesa Gjykatën e Hagës

Lajme

12/01/2017 17:53

(I plotësuar) – “Haga ka deklaruar se asnjë dëshmitar në rastin Haradinaj nuk është vrarë, ndërsa kryeministri dhe presidenti dëshirojnë ta citojnë Serbinë. Radoniqi është fabrikuar nga ushtria serbe”, ka deklaruar Gjini. /Lajmi.net/

***

Ardian Gjini ka folur për teoritë konspirative që janë përfolur në rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt

Ai ka thënë se nuk dëshiron të lëshohet në deklarata të tilla, porse është i bindur se Haradinaj i pengon qëllimet e Serbisë në Kosovë.

“Nuk dua të flas për teori konspirative, por mund të them se Haradinaj i pengon Serbisë”, ka thënë Gjini. /Lajmi.net/