Gjini: Haradinaj shumë shpejt në Kosovë

Nënkryetari i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka thënë se kryetari i AAK-së,  Ramush Haradinaj shumë shpejtë do të jetë në Kosovë.

Lajme

21/01/2017 13:57

Ai gjatë fjalimit të tij në protestën e organizuar në mbështetje të Haradinaj, ka thënë se janë bërë shumë padrejtësi ndaj tij.

Ramush Haradinaj nuk duhet te lejohet me tutje të qëndrojë në Francë, andaj nuk lejojm , por janë disa të çmendur ne Beograd, qe po mundohet të mbajn popullin e vet, por Evropa nuk duhet te lejojë që këta njerëz të mbajnë krejt Ballkanin si në kohë lufte”, ka thënë Gjini.

“Ramushi ka me qenë shume shpejtë në Kosovë , nuk munden  me ndal Ramushin, nuk munden askush me ndal popullin e Republikës të Kosovës, rroftë Ramush Haradinaj, rroftë liria , e qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai./ Lajmi.net/