Gjini: Gjakova do të dalë prej situatës së mbijetesës

Kandidati për Kryetar të Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë shumë projekte, por tha se me ta përfundimisht Gjakova do të dalë prej situatës së mbijetesës.

Lajme

20/10/2017 18:28

“Kemi hartuar një program zgjedhor në të cilin kemi punuar dy vjet”, tha Gjini në Info Lokale të Klan Kosovës.

Ai për programin e tyre për Gjakovën tha se është i strukturuar, dhe se është një koncept e vizion që ka munguar deri tash.

“Programi ynë bazohet parimisht në menaxhimin e ri publik”.

“Është një menaxhim që synon të investohet në buxhet, përpos tjerash”.

Gjini po ashtu tha se synojnë që të bashkëpunojnëm e disaporën, dhe tha se ai është edhe i fshatit, edhe i qytetit.

Synime të tjera të ekipit të Gjinit janë ndërtimi i parkut industrial, zonës ekonomike, ndërsa ai tha se komuna do të jetë mik i biznesve.

Ai po ashtu premtoi se do ta ndërtojnë Krenën midis qytetit, parkun e qytetit si dhe do ta kthejnë kanionin e Drinit ashtu siç ka qenë dikur.

“Kemi shumë projekte por ajo që duhet të them përfundimisht është që Gjakova do të dalë prej situatës së mbijetesës”, tha Gjini në Info Lokale të Klan Kosovës.

Në fund, Gjini tha se nga e hëna do ta fillojë punën për Gjakovën.