Gjinekologët: Seksi anal, akti më i rrezikshëm seksual

Sipas sondazheve online, ku ruhet privatësia e të anketuarve, numri i çifteve që praktikojnë seksin anal sa vjen e rritet ! Megjithatë mungesa e informacionit shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, ndaj gjinekologët flasin gjithmonë e më shumë hapur rreth kësaj sjelljeje seksuale.

Lifestyle

25/07/2018 22:16

Lauren F. Streicher, drejtoreshë e Center for Sexual Medicine and Menopause në Shkollën e Mjekësisë në Feinberg në Universitetin Northwestern shkruan se vetëm 12% e femrave pohojnë që pranojnë të kryejnë seks anal me partnerin, por shifrat nuk janë reale sipas saj !

Ajo që duhet të mbani mend është se anusi nuk është bërë për marrëdhënie seksuale. Ndryshe nga vagina që ka një mukozë të trashë e elastike e cila i rikthet gjëndjes fillestare edhe pse mund të sjellë një jetë një fëmijë, anusi nuk është ind muskulor. Indet rektale janë më të hollë dhe nuk kanë të njëjtën elasticitet. Gjatë aktit mund të ndodhë që lëkura rreth anusit të çahet duke rritur rrezikun për infeksionet seksualisht të transmetueshme. (gonorreja rektale, klamidia anale dhe HIV).

Sipas Qendrave të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, “seksi anal është sjellja seksuale më e rrezikshme për transmetimin e HIV “. Përdorimi i metodave mbrojtëse është shumë i rëndësishëm, pasi veç shtatzënive të padëshiruara, në këtë rast shanset janë thuajse 0 dhe pse ka raste, ekziston ende rreziku i SST-ve lythave anal dhe kancerit .

Gjithashtu gjinekologia shton se asnjëherë nuk mund të bëni seks anal e më pas vaginal pasi mund të transportoni bakteret e anusit në vaginë duke rrezikur të prekeni nga infeksionet e traktit urinar.