Gjimshiti mbetet në Serie A, ky është klubi i ri

Berat Gjimshiti është në kërkim të një destinacioni të ri për të ardhmen.

Sport

12/06/2018 09:14

Pasi mbylli eksperiencën me Beneventon, pa mundur të mbijetojë në Serinë A, Berat Gjimshiti është në kërkim të një destinacioni të ri për të ardhmen.

Kartoni i mbrojtësit 25-vjeçar është në pronësi të Atalantës, që duhet të vendosë nëse do ta mbajë apo do ta japë sërish në formë huazimi.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare me shumë mundësi do të vijojë të luajë në elitën e futbollit italian, pasi për të interesohet Sassuolo, skuadër që e mbylli kampionatin në vendin e 11-të, transmeton “SS”.

Sipas ekspertit italian të merkatos së futbollistëve, zyrtarizimi i kalimit të Gjimshitit te Sassuolo mund të vijë shumë shpejt, me shqiptarin që do të vazhdojë procesin e rritjes si lojtar në Serinë A.