Gjimshiti: Ja çfarë më tha gjyqtari kur e pyeta për kartonin e kuq

Protagonisti fatkeq i ndeshjes Shqipëri – Izrael, Berat Gjimshiti, u ka kërkuar falje tifozëve dhe shokëve të skuadrës për kartonin e kuq.

Sport

12/11/2016 23:20

Gjimshiti në pjesën e parë të ndeshjes Shqipëri – Izrael, bëri një ndërhyrje për të cilën gjyqtari akordoi penallti dhe e ndëshkoi me karton të kuq.

“Më vjen keq që kjo ndodhi. Nuk kam mundur ta ndihmoj skuadrën, dhe më vjen keq për këtë dhe për tifozët. E pyeta gjyqtarin për kartonin e kuq, më tha se rregullat janë kështu, tjetër gjë nuk më tregoi”, deklaroi Gjimshiti për supersport, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.