Gjimshiti: Ja çfarë duhet të bëjë Shqipëria ndaj Skocisë

Berat Gjimshiti është deklaruar para ndeshjes me Skocinë në Ligën e Kombeve.

Sport

13/11/2018 14:39

Berat Gjimshiti ka thënë se të gjithë lojtarët duhet të japin maksimumin, në mënyrë që të shpresojnë që ta kalojnë grupin.

“Mendoj se me Skocinë do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë fillimisht Gjimshiti, përcjell “laji.net”.

“Ata luajnë mirë si vendas, por që ne kemi rastin të tregojmë vlerat tona. Ne duhet të luftojmë për atë që e duam.

“Ne duhet të luajmë si skuadër, ashtu siç kemi bërë në ndeshjet tjera dhe e dimë se jemi të fortë në këtë pikë”, ka shtuar më tej Gjimshiti.

Kujtojmë se Shqipëria është në Ligën C, Grupi 1, me vetëm tri pikë, ndërsa ndeshjen ndaj Skocisë do ta zhvilloj më 17 nëntor. /Lajmi.net/