Gjimnazet bojkotojnë mësimin, i bashkohen studentëve

Gjimnazet kanë bojkotuar sot mësimin për t’ju bashkuar protestës masive të studentëve.

Lajme

11/12/2018 09:23

Në Tiranë, Elbasan dhe Korçë, gjimnazistët janë larguar nga gjimnazet e tyre dhe janë drejtuar për tek grumbullimi i studentëve.

Në orën 10:00, studentë nga të gjitha fakultetet do të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, raporton tch.

Ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.