Gjilani të martën nis me fazën e tretë të dezinsektimit, apelohen bletarët për kujdes

Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan do të fillojë me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor nga 7 deri më 10 gusht.

Lajme

06/08/2018 10:18

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se të gjitha kushtet atmosferike e mundësojnë realizimin sa më të mirë të fazës së tretë, e cila do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00.

Komuna ka bërë apel te bletarët që gjatë kohës sa do të zgjasë dezinsektimi, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre në mënyrë që të mos rrezikohen nga preparati i dezinsektimit.