Gjilani shënon fitore minimale ndaj Trepçës ‘89

Gjilani ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të IPKO Superligës së Kosovës.

Sport

02/09/2018 19:24

Në pjesën e parë të ndeshjes, vendasit e Gjilanit ishin më të mirë, teksa arritën të konkretizojnë edhe një gol.

Jefferson Lopez (2′) provoi nga largësia, por goditja shkoi mbi portë, ndërsa goditja me kokë e Vilofr Hysa (25′) u prit nga Hugo Golas.

Goli i Gjilanit erdhi në minutën e 32-të të ndeshjes dhe ishte Trevin Cesar, i cili ka arritur të realizojë pas një depërtimi vetanak duke kaluar ekipin vendas në epërsi 1-0.

Rastet më të mirë për Trepçën ’89 në këtë pjesë ishin ai i Martin Mircevski (10′), goditja e të cilit u prit nga Donat Kaçiu, ndërsa goditja Orges Gava (45+) provon goditjen nga distanca dhe topi shkoi pranë pingules.

Në pjesën e dytë, mysafirët nga Mitrovica arritën të marrin lojën në dorë duke rrezikuar me anë të Stojancho Velinov (52′) dhe Gëzim Rusi (54′), por goditjet e tyre shkuan mbi portë.

Në minutën e 57-të, Rusia u pengua në zonë nga Fisnik Papuçi dhe gjyqtari kryesor Genc Nuza ka akorduar penalti, por goditja e Martin Mircevski u prit nga portieri Kaçiu dhe shifrat mbeten të pandryshuara.

s, pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por goli nuk u gjet nga asnjëra skuadër dhe në fund Gjilani fitoi me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Trepça ’89 ka vetëm një pikë në pozitën e 11-të. Në ndeshjen e radhës, ‘Skifterat’ udhëton te Drenica, ndërsa ‘Minatorët’ shkojnë te KEK-u. /Telegrafi/