Gjilani me ushtrim për përballimin e fluksit të mundshëm të refugjatëve

Muajt e verës këtë vit janë përcjellur me të reshura të shpeshta që ka bërë të mundur të kemi më pak raste të zjarreve dhe njëkohësisht edhe intervenime më pak krahasuar me periudhën e njejtë të viteve të mëhershme.

Lajme

17/10/2018 14:11

Kështu ka thënë në konferencën për media drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, që mes tjerash ka potencuar edhe angazhimin maksimal të Drejtorisë në implementimin e planit të punës dhe zbatimin e strategjive dhe udhëzimeve administrative për sigurinë publike që është pjesë e këtij sektori të rëndësishëm në nivelin lokal.

Në statistikat e prezantuara nga ai rreth intervenimeve të drejtorisë, del se për tre muaj, zjarre fushore kanë qenë gjithsej 165 raste, intervenime teknike 20, intervenime për vërshime 6 raste dhe intervenime të tjera më të vogla.

Kjo drejtori, gjithashtu, ka bërë edhe vlerësimin e objekteve të braktisura që shkaktojnë rrezik për kalimtarët e rastit dhe sipas drejtorit Spahiu, bëhet fjalë për 4 shtëpi dhe një shkollë të braktisur në fshatin Shurdhan.

Spahiu, po ashtu, ka bërë të ditur edhe fillimin e ushtrimit të përbashkët simulues “shpata e argjendtë”, ku janë të përfshira të gjitha institucionet e emergjencave, të sigurisë, të rendit dhe drejtori të ndryshme për trajtimin e refugjatëve që mund të vijnë në Gjilan.