Gjilani kërkon ndihmë nga MBPZHR për kompensimin e dëmeve nga breshëri – Lajmi.net
Gjilani kërkon ndihmë nga MBPZHR për kompensimin e dëmeve nga breshëri
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 14:41, 5 July 2017
Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtaria e Bujqësisë ka kërkuar mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vlerë prej 45 mijë euro, për t’ua kompensuar bujve dëmet të shkaktuara nga breshëri më 14 dhe 26 qershor.

Drejtoria për Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se Komuna nuk ka mundësi t’ua kompensoj shumën e sipërpërmendur, prandaj i janë drejtuar ministrisë përkatëse.

Ramadani theksoi se menjëherë pas rënies së breshërit ka themeluar komisionin profesional, i cili pas vizitave në terren ka konstatuar se dëmët janë të konsiderueshme dhe i janë dokumentuar Ministrisë së  Bujqësisë.

Ai tha se ka shpresë që kjo kërkesë do të merret parasysh, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë bujve të dëmtuar të komunës së Gjilanit, të cilët jetojnë nga kjo veprimtari.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play World Soccer Champion