Gjilani furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me një kontingjent të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave.

Lajme

03/10/2018 16:14

Drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike.

“Nga sot fillojmë aplikimin për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për këtë lloj vaksine në QKMF dhe në QMF në Dardani. Sipas nevojës vaksinat do t’i shpërndajmë edhe në qendra të tjera të mjekësisë familje dhe nëpër punkte tjera”, tha ai, përcjell Klan Kosova.

Sipas IKPSHK, për Komunën e Gjilanit janë të parapara 5 mijë doza të vaksinave të kësaj natyre dhe furnizimi do të bëhet në disa faza.