Gjilani dhe Feronikeli ndajnë pikët

Gjilani dhe Feronikeli kanë ndarë pikët duke barazuar pa gola (0-0).

Sport

13/04/2018 16:51

Ndeshja hapëse e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës mes Gjilanit dhe Feronikelit nuk ka sjellë fitues.

Për Feronikelin që tani ka filluar të pajtohet me humbjen e garës për titull, ky ishte barazimi i katërt më radhë.

Pas kësaj ndeshje, skuadra nga Drenasi renditet në vendin e pestë me 41 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e shtatë me 40 pikë./Lajmi.net/