Gjilani bëhet me stadiumin më modern në Kosovë (FOTO)

Gjithçka është në fazën përfundimtare të këtij projekti, duke dëshmuar se Komuna e Gjilanit së bashku me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport do të jenë akterët kryesor të këtij projekti sportiv.

Sport

30/01/2017 23:50

“Ne jemi në fazën përfundimtare. Është bërë një punë shumë profesionale nga ana jonë, është studiuar çdo detaj i këtij projekti të stadiumit të qytetit të Gjilanit, shikuesit do të kenë rast që në këtë stadium të kalojnë qaste të bukura futbollistike”, ka bërë të ditur menaxheri i zyrës së projekteve në Komunën e Gjilanit Habib Mahmuti.

Mahmuti i cili shpjegoi gjerë e gjatë në mënyrë profesionale çdo detaj se çka do të punohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

“Jemi në fazën përfundimtare që projekti të dërgohet në tenderim, të hartohet projekti të gjinden mjetet financiare dhe të fillohet të punohet, besoj se kjo gjë shumë shpejt do të bëhet e ditur”, shprehet Mahmuti.

Se çfarë pamje do të ketë stadiumi i qytetit në Gjilan në bazë të shikimit të projektit mund të thuhet lirisht se kemi të bëjmë më një stadium tejet funksional dhe modern.

“Stadiumit do ti rrënohet tërësisht tribunat në pjesën e zhveshtorës, gjithashtu do të bëhen riparime të mëdha si në ujësjellës, kanalizim, do të ndërtohen tribuna edhe pas portave ndërsa një pjesë e tribunave do të ketë edhe mbuloj, do të ketë reflektorët dhe parashihet stadiumi të ketë rreth 10.000 ulëse, çdo person i deleguar në mënyrë zyrtare do ta ketë vendin e tij siç janë: gazetarët, kameramanët, personat e hendikepuar, mysafirët special e kështu me radhë, mendoj se skuadrat e futbollit në komunën e Gjilanit shumë shpejt do ti gëzohen këtij projekti të Komunës së Gjilanit”, thekson Habib Mahmuti për “rajonipress.com”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6