Gjilanasi që veturën e mbush me vaj luledielli në vend të naftës

Një pronar i një automobili në Gjilan nuk po përdorë naftën si lëndë djegëse.

Lajme

22/07/2018 21:59

Në rezervuarin e veturës së tij ai hedh vaj ushqimor të lulediellit. Thotë se ka më shumë leverdi, raporton Klan Kosova.

Për ta mbushur veturën e tij me vaj lulediellit, thotë të jetë inspiruar nga televizioni.

Që kur ka hequr dorë nga nafta, s’ka pasur ndonjë problem.