Gjilan, vdes pas rënies nga kati i tretë i shtëpisë

Në rrugën “Medlin Olbrajt” në Gjilan, një burrë ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij dhe ka vdekur. 

Lajme

27/07/2014 12:01

Raportohet se viktima (mashkull shqiptar) ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë, me ç’rast ka pësuar plagë vdekjeprurëse.

Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar, njoftoi Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, transmeton rajonipress.