Gjilan, tre vjet burg për dilerin e drogës nga Shqipëria

Gjykata Themelore në Gjilan i ka shqiptuar dënimin me burg të akuzuarit Sh. Drangaj në kohëzgjatje prej 3 vjetësh dhe me 1,000 euro gjobë.

Lajme

13/08/2014 17:27

Ky dënim është bërë nga një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, thuhet në komunikatë për medie.

Gjykata gjeti se i akuzuari Drangaj, shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge, nga neni 273 i Kodit Penal.

Drangaj, më 19 mars të këtij viti, në rrugën Gjilan-Prishtinë, ishte ndaluar nga Policia, kurse me kontrollin e ushtruar atij iu gjetën afro 20 kilogramë marihuanë.