Gjilan: Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj tre të pandehurve, dy prej tyre policë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak të pandehurve Z.J., I.R. dhe B.O., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Lajme

20/06/2018 14:23

Ditë më parë disa persona kanë kryer një vjedhje në Qendrën Tregtare “Agmia”, në Gjilan, ku me këtë rast zyrtarët policorë në detyrë, nuk kanë përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë që i kanë, duke mos arritur të identifikojnë apo të kapin personat që kanë kryer këtë vjedhje.

Me këto veprime i pandehuri Z.J. dhe I.R. dyshohet se kanë kryer veprën penale bashkryerje keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i pandehuri B.O. dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 2 pika 2 të KPRK-së.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.