Gjilan, arrestohen pasi vidhnin veshmbathje

Katër persona janë arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se në mënyrë sistematike kanë vjedhur veshmbathje të ndryshme dhe të njëjtat i kanë shitur personave të ndryshëm nëpër Gjilan dhe rrethinë.

Lajme

13/12/2014 16:43

Rasti ka ndodhur në rrugën Lidhja e Prizrenit në Gjilan dhe arrestimi i tyre është bërë pasi është ankuar një përgjegjës në një market.

Të dyshuarit janë arrestuar, dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit janë liruar në procedure të rregullt.