Gjiko, Lumi B e Ledri Vula arrijnë mbi 1 milion për dy ditë me ‘Shtrejt’

Gjiko, Lumi B dhe Ledri Vula kanë arritur një rekord të ri me duetin e tyre të fundit.

ShowBiz

26/12/2017 14:50

Kanë kaluar vetëm dy ditë prej publikimit të këngës ‘Shtrejt’ dhe ky projekt muzikor ka mbledhur mbi 1 milion klikime, shkruan lajmi.net

Kjo këngë teksti i së cilës flet për shoqërinë, paratë e veturat vjen e realizuar edhe me videoklip i cili është punuar në mënyrë shumë profesionale nga Fati.tv.

Mbrapa këtij projekti qëndron njeriu i hiteve ‘Big Bang’ ndërsa Gjiko, Lumi B e Ledri Vula janë  shumë të dashur për publikun prej kohësh dhe po vazhdojnë akoma të ecin me po të njëjtin ritëm si me projektet solo ashtu edhe me duete./Lajmi.net/

YouTube player