Gjiko dhe Elita shfaqen nga natyra: ‘Duke ëndërruar të ardhmen tonë’

Reperi Gjiko dhe e dashura e tij, Elita Rudi tash e disa vite janë duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë.

ShowBiz

14/08/2018 16:30

Ata u fejuan në mbrëmjen e 25 qershorit, në një ceremoni private në Prishtinë, në të cilën reperi nga Peja i ka propozuar moderatores Rudi, shkruan lajmi net.

Ndonëse janë aktiv në rrjete sociale, është ky Gjiko i cili sapo ndau një fotografi në natyrë së bashku me Elitën.

“Duke ëndërruar për të ardhmen tonë”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Sipas disa lajmeve të qarkulluara në mediat shqiptare thuhet se çifti do martohen në shtator të këtij viti. Ata shquhen si një nga çiftet më të pëlqyera të estradës të cilët siç shihet janë në kulmin e dashurisë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmdkYpGnINA/?hl=en?&taken-by=gjikotheflyboy