Gjiko dhe Elita bashkë në festë familjare (Foto)

Nëse ka një çift që ka luajtur shumë me mediat rozë, është prezantuesja simpatike Elita Rudi dhe reperi Gjiko.

ShowBiz

16/01/2017 11:13

Këta të fundit, edhe pse shfaqeshin në të njëjtat vende ku pozonin për fotografi në rrjete sociale, sërish nuk e pranonin se ishin bashkë.

Mirëpo, duke qenë personazhe publike gjithçka është më lehtë e verifikueshme, sepse fansat i kanë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por sërish për aq kohë sa ata nuk e pranojnë vetë, ekziston një dyshim i lehtë nëse e gjitha kjo është një lojë. Në fakt jo! Këtë jua themi ne me siguri. Në një fotografi të publikuar nga Blitz.al mund të vihen re se tashmë çifti i ri shkon bashkë edhe në festa familjare, çka na bën të besojmë se lidhja e tyre është pranuar dhe është bërë e njohur edhe për familjet respektive.

16122369_1392989697390831_17108759_o

Duhet thënë se Elita dhe Gjiko duken mjaft bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit. /Blitz