Gjiko dhe Butrint Imeri së shpejti me këngë të re, publikojnë një pjesë të saj

Butrint Imeri dhe reperi, Gjiko nuk ka dyshim se janë ndër artistët më të pëlqyer në estradë.

ShowBiz

05/12/2018 17:38

Dhe tani duket se dyshja e famshme kanë bashkuar forcat të cilët së shpejti vijnë me projekt të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Është ky artisti Imeri, i cili ndau një video me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram teksa tregon se janë duke punuar në këngën e re.

“A jeni për bakllavë”, shkruan ai, ku dyshja shfaqen duke kërcyer së bashku me projektin e ri që mbase do të titullohet bakllavë.

Presim ‘goditjen’ e radhës të artistëve. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrAu0EdlL3s/