“GJIKI challenge”! Reperi ‘elektrizon’ publikun me vallëzimin në “Sunny Hill”

Të premtën ka nisur edicioni i sivjetmë i festivalit "Sunny Hill".

ShowBiz

12/08/2018 12:04

Këtë vit, në Prishtinë për këtë festival kanë ardhë edhe yjet me famë botërore: Dua Lipa, Action Bronson, Stanaj si dhe Dj. Martin Garrix, shkruan lajmi.net.

Në natën e dytë të këtij festivali përveç Action Bronson kanë performuar Ledri Vula, Tayna, Mc Kresha, Lyrical Son, Buta, Gjiko, e të tjerë.

Kur jemi tek Gjiko, me projektin e fundit, vallëzimi i reperit në klip është bërë viral, ashtu sikurse ai i Drake me “KIKI challenge”.

Gjatë performancës së mbrëmshme, reperi ka elektrizuar publikun kur në skenë filloi ta praktikojë vallëzimin e njëjtë sikurse në klipin e “Si Bugatti”. /Lajmi.net/