Gjiganti Volkswagen largohet nga Irani

Kompania gjermane e veturave Volkswagen do të përfundojë pothuajse të gjitha veprimet në Iran, ka bërë të ditur Bloomberg duke cituar një zyrtar amerikan.

Auto & Tek

20/09/2018 11:42

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka arrit që ta bind kompaninë e veturave gjermane të tërhiqet nga Irani, kështu duke thelluar sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi Iranit.

Shtëpia e Bardhë dhe Volkswagen nuk ishin menjëherë në dispozicion për të komentuar mbi këtë veprim, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Gjatë muajit maj të këtij viti, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja bërthamorë e vitit 2015, që ishte arritur midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore, ku kërkohej kufizimi i programit bërthamor të Tehranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.