Gjiganti nga Serie A e transferon Benzeman

Milan është në kërkim të një sulmuesi në janar, dhe lojtari i fundit në listën e tyre është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Sport

14/11/2018 17:14

Sulmuesi francez i Real Madridit, mund të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Gazzeta dello Sport’ raporton se Karim Benzema është sulmuesi që po kërkohet së fundit nga Milan, përcjell ‘lajmi.net’.

‘Rossonerët’ prej kohësh kanë tentuar të joshin me një rikthim të mundshëm Zlatan Ibrahimovic, por tani po shikojnë për një përforcim më afatgjatë, dhe Benzema cilësohet si një zgjidhje e duhur për ta.

Një kalim te Milan mund ta vlerësojë edhe vetë Benzema, vendi i të cilit i rrezikohet shumë në janar, me Real Madridi që po kërkon Harry Kane dhe Mauro Icardi.

Benzema është pjesë e Realit që nga viti 2009, dhe në 288 paraqitje ka shënuar 132 gola./Lajmi.net/