Gjiganti i Premierligës transferon Andy Carollin

Tre ndeshjet e fundit kanë bindur Antonio Conten dhe drejtuesit e Chelsea se kanë nevojë për frymë të re në fazën e sulmit.

Sport

15/01/2018 16:28

Për herë të parë në histori të klubit, skuadra nga Londra nuk ka arritur që në tre ndeshje radhazi të mos e gjejë rrjetën, dhe kjo ka bërë që të shihet nevoja për t’i rritur konkurrencën në sulm spanjollit Alvaro Morata.

Në listën e Chelsea për transferim këtë afat kalimtar, befasisht është shfaqur emri i sulmuesit Andy Caroll.

29 vjeçari në 110 ndeshje për West Ham, ka arritur të shënoi 32 gola.

Në të kaluarën, Caroll ka veshur edhe fanellën e Liverpoolit dhe Newcastel United./Lajmi.net/

YouTube player