Gjiganti i Premierligës hyn në garë për Lewandowskin

E ardhmja e Robert Lewandowskit mund të ketë zhvillime të papritura.

Sport

01/08/2018 12:36

Sulmuesi polak ka shprehur haptas dëshirën për t’u larguar nga Bayern Munich këtë verë, duke shpresuar në një kalim te Real Madrid.

Por, së fundi në garë për Lewandowskin ka hyrë edhe Chelsea.

‘DailyStar’ shkruan se Chelsea po shpreson të fitojë garën ndaj Real Madridit për 29 vjeçarin.

Transferimi i Lewandowskit te Chelsea do të bënte që Morata të shikonte të ardhmen diku tjetër, pasi nuk është i preferuari i trajnerit Sarri./Lajmi.net/