Gjiganti evropian ia “merr nga duart” Ronaldon skuadrës së Juventusit

Zhvillime të papritur për të ardhmen e lojtarit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.

Sport

06/07/2018 16:21

Portugezi me shumë gjasë do të largohet nga Real Madrid, me Juventusin që po kërkon shërbimet e tij, për një kalim në Serie A.

Por, në momentet e fundit në garë për Ronaldon ka hyrë edhe ish skuadra e tij, Manchester United.

‘The Sun’ raporton se Ed Woodward po shqyrton mundësitë për të mposhtur Juventusin në garën për Ronaldon.

Manchester United jo pak herë janë lidhur me një ribashkim me Ronaldon, i cili nga ‘Old Trafford’ u largua në verën e vitit 2009 për 94 milionë euro./Lajmi.net/