Gjiganti evropian i ofron Mourinhos kontratë pesë vjeçare

Manchester United dëshiron t’i ofrojë një kontratë afatgjate trajnerit Jose Mourinho

Sport

23/10/2017 16:07

Trajneri portugez, Jose Mourinho insiston se ai nuk është i gatshëm që të pensionohet në Mancehster United.

Pavarësisht kësaj, Unitedi është duke i përgatitur një kontratë të re portugezit.

Mourinhos do t’i ofrohet një kontratë pesë vjeçare, nga e cila do të përfitonte 73 milionë euro, apo 14.6 milionë euro në sezon.

54 vjeçari po kalon vetëm sezonin e dytë te Manchester United, ndërsa në sezonin e parë arriti të triumfoi në Ligën e Evropës.

Interesim për Jose Mourinho kanë shprehur edhe liderët e Ligue 1, PSG./Lajmi.net/