Gjiganti evropian do Kanten, Chelsea tregon çmimin

PSG vazhdon të bëjë merkato të fuqishme.

Sport

11/10/2017 18:10

Klubi francez është interesuar për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.

Sipas “Le Parisien”, tashmë kanë filluar edhe negociatat mes dy klubeve, përcjellë “Lajmi.net”.

Chelsea ia ka vendosur çmimin francezit, duke lënë të kuptohet që është i gatshëm të negociojë shitjen e ish-mesfushorit të Leicester Cityt.

Chelsea e ka vlerësuar Kanten me 90 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse PSG do të plotësojë kërkesën e klubit nga Londra. /Lajmi.net/