Gjigantët pas Kroosit

Ngecja në bisedimet e Toni Kroosit dhe Bayen Munichut për vazhdimin e kontratës së tij në Allianz Arena, ka paralajmëruar gjigantët e Premierligës, të interesuar për transferimin e mesfushorit gjerman. Drejtuesit e gjigantit bavarez kanë hezituar të përmbushin kërkesën e futbollistit i cili ka kërkuar dyfishimin e pagës në 150 mijë funte në javë. 24-vjeçari…

Sport

03/02/2014 17:50

Ngecja në bisedimet e Toni Kroosit dhe Bayen Munichut për vazhdimin e kontratës së tij në Allianz Arena, ka paralajmëruar gjigantët e Premierligës, të interesuar për transferimin e mesfushorit gjerman.

Drejtuesit e gjigantit bavarez kanë hezituar të përmbushin kërkesën e futbollistit i cili ka kërkuar dyfishimin e pagës në 150 mijë funte në javë.

24-vjeçari gjerman ka përfunduar në bankinë për herë të parë pas dy muajsh të dielën, duke shtuar spekulimet rreth largimit të tij nga Bayerni.

Sportsmail ka bërë të ditur se Manchester United tashmë ka takuar menaxherin e Kroosit në ballafaqimin e kampionit të Bundesligës kundër Borussia Monchengladbachut.

Mirëpo, tani në kërkim të Kroosit janë vënë edhe Manchester City, Chelsea, Arsenal e madje edhe Liverpool, secili në gjendje t’ia plotësojë kërkesën e tij për pagë.