Gjeti kuletën me 1.500 USD, ja si reagon adoleshenti (Video)

Një video e publikuar nga media amerikane “ABC News” në rrjetin social “Facebook” ka bërë xhiron e botës. Kjo për faktin se aty shfaqet një djalosh adoleshent, i cili bën një gjest tejet të lavdërueshëm.

Fun

20/09/2017 14:28

Po çfarë ka ndodhur realisht? Adoleshenti gjeti në rrugë një kuletë, që kishte brenda saj plot 1.500 dollarë, veç dokumenteve të tjera.

Dhe si një njeri i ndershëm, ndryshe nga çdo të bënin shumë të tjerë në vendin e tij, ai ka zbuluar adresën e banimit në një kartë identiteti brenda kuletës dhe ka shkuar menjëherë atje për t’ia kthyer paratë të zotit.

Videoja në fjalë tregon djaloshin teksa drejton kuletën nga kamera e sigurisë në vilën e personit që i kishte humbur. Ai e lë atë pranë derës kryesore dhe largohet.

Por i zoti i shtëpisë nuk e ka lënë pa e parë këtë moment, e ka dalë menjëherë jashtë duke e shpërblyer adoleshentin me 150 dollarë. /Lajmi.net/