Gjesti i tij e bëri të famshëm dhe ja pse ka buzëqeshur në këtë fotografi

Shawn Wiebe mund të jetë i njohur në internet, por ai ende vazhdon ta bëjë punën e tij si gjithmonë dhe me mjaft përkushtim.

Fun

12/08/2016 01:15

Më herët kur Kanada vuante nga vërshimet, Wiebe bëri gjithçka brenda fuqisë së tij për të shpëtuar sa më shumë njerëz që ishin ngujuar në shtëpitë e tyre ngase situata doli nga kontrolli shumë më shpejt sesa që ishte paramenduar në fillim.

Por, kur erdhi tek momenti ta shpëtonte gruan e vjetër, ai e kuptoi se do të ishte më mirë dhe më efikase sikur ta mbante në krahë, pasi që ishte shumë e lodhur, transmeton lajmi.net

Gruaja në shikim të parë duket mjaft e shqetësuar ndërsa Weibe duket mjaft i sigurt me një fytyrë të buzëqeshur të cilën e shkaktoi gruaja e vjetër.

“Askush nuk më ka kapur kështu që nga martesa”, i tha ajo dhe Weibe filloi të qeshte. Mbase ka bërë mirë sepse pas një dite kaq të vështirë, një e qeshur është shumë e nevojshme.

Gjesti i këtij zjarrfikësi u fotografua dhe pothuajse menjëherë u shpërnda në rrjetet sociale kudo. Fama nuk ka ndikuar në profesionin e tij dhe as në jetën e tij private – ai është i martuar dhe ka një familje të lumtur./lajmi.net