Gjesti më i madh sportiv në Kosovë që keni parë, ia shpëtojnë jetën shoferit (FOTO)

Pjesëtarët e klubit futbollistik FC KEK-Veteranët janë treguar sot tepër njerëzor.

Sport

21/04/2017 19:04

Ata ia shpëtuan jetën një shoferit të një kamioni i cili u aksidentuar në rrugën Prizren-Prishtinë në autostradë, raporton Periskopi.

Siç mund ta shihni në fotografi, kamioni ishte rrokullisur dhe shoferi kishte ngecur brenda.

Ata të gjithë, pa asnjë hezitim i shpëtuan jetën dhe e nxorën nga aty.

Ata po udhëtonin drejt Durrësit ku nesër do të luajnë një lojë kundër ekipit të Teutës së Durrësit. Loja është e karakterit miqësor.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy