Gjesti madhështor i Salah, refuzon çmimin lojtari i ndeshjes, ia dhuron Milnerit

Mohamed Salah ka refuzuar ta pranojë çmimin “Lojtari i ndeshjes”, pasi iu ofrua pas hetrikut sensacional kundër Bournemouth.

Sport

08/12/2018 16:40

Egjiptiani ishte i pandalshëm në “Vitality Stadium” duke i siguruar Liverpoolit tre pikëshin e radhës me tri golat e tij.

Pas ndeshjes, nga “Sky Spory” iu ofrua çmimi “Lojtari i Ndeshjes”, por Mohamed Salah nuk e pranoi këtë çmim, shkruan “SportBible”, transmeton lajmi.net.

Pas këtij gjesti fshihet një “qëllim” madhështor i egjiptianit. Ai ia dhuroi këtë çmim James Milnerit pasi ky i fundit luajti ndeshjen e tij të 500-të në Premierligë.

Ky është një nga ato veprimet e jashtëzakonshme që tregojnë se futbolli është më shumë se sport.

Përveç paraqitjes fenomenale, Salah meriton të duartrokitet edhe për këtë veprim. /Lajmi.net/