Gjesti i këtij berberi ka mahnitur gjithë botën (Foto)

Një nënë mbeti pa fjalë kur një berber u shtri në dysheme për t’ia prerë flokët djalit të saj me autizëm, i cili frikësohej shumë të ulej në karrigen e berberit.

Fun

06/11/2015 21:16

Denine Davies, 34 vjeçe, nuk ishte në gjendje që t’ia priste flokët djalit të saj si duhet prej një eksperience të keqe që ai e kishte pasur në moshën 18-muajshe.

Kështu, pasi flokët e vogëlushit u rritën dhe ajo duhej të gjente një zgjidhje, ajo dëgjoi se berberi James Williams ishte shumë i mirë me fëmijët, transmeton lajmi.net.

James ngadalë ndërtoi një marrëdhënie të mahnitshme me Mason, që është katër vjeçar dhe që ka autizëm. Të martën, vogëlushi u shtri në dysheme duke luajtur në iPhone-in e nënës së tij, kështu James përfitoi nga rasti.

Ai u shtri me të në dysheme dhe ia dha Mason-it prerjen e parë të flokëve ashtu siç duhet pas 2 vite e gjysmë. Ky gjest i këtij berberi i ka mahnitur të gjithë në rrjetet sociale, sa që fotografitë nga ky rast kanë bërë xhiron e botës. (lajmi.net)

2E2BAFC800000578-3307431-Mason_laid_on_the_floor_calmly_playing_with_his_mum_s_iPhone_so_-m-18_1446836521272 2E2BAFDC00000578-3307431-image-m-17_14468365133892E2BAFEE00000578-3307431-image-a-1_1446834954840