Gjesti i Feyenoordit që po duartrokitët nga e gjithë bota
Feyenoord ka shënuar fitoren e parë në Eredivisie këtë sezon, duke e mundur 3:0 Excelsiorin.
Sport
Fillimi i kësaj ndeshje solli emocione vërtetë të veçantë, me Feyenoordin që në tribuna kishte mysafirë të veçantë.
Skuadra holandeze kishte ftuar për këtë takim pacientët e një spitali të fëmijëve në Rotterdam dhe familjet e tyre për të qenë prezentë në stadium.
Këta fëmijë në stadiumin e Feyenoord morën një kujtim të paharrueshëm, kur tifozët mysafirë që gjendeshin mbi ata në tribuna, filluan të gjuajnë lodra drejt tyre.
Arinj, luanë e lodra të tjerë mbërritën te fëmijët, për të dhuruar një nga momentet më emocionuese të kësaj jave në futboll.
Gjesti i pabesueshëm nuk kaloi pa u kapur nga kamerat, ndërsa Feyenoord në Twitter ka falënderuar tifozët mysafirë për përfshirjen në këtë gjest.
? | Als de stadionklok 19.02 aangeeft, het oprichtingsjaar van Excelsior, komen de knuffels naar beneden.
“Een prachtig gebaar.”#feyexchttps://t.co/x6G08ktPNJ pic.twitter.com/h2uB6hlXsd
— FOX Sports (@FOXSportsnl) August 19, 2018
Një veprim i tillë nuk është hera e parë që ndodhë në Holandë, kur diçka të njëjtë kishte bërë edhe Ado Den Haag dy vite më parë, në një ndeshje pikërisht kundër Feyenoord./Lajmi.net/