Gjesti fantastik i presidentit të Francës me lojtarët e Kroacisë për të cilin po flet e gjithë bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë një gjest për t’u vlerësuar pas finales së Kupës së Botës.

Sport

15/07/2018 22:44

Franca u shpall kampione e botës për herë të dytë në histori, duke mposhtur 4:2 Kroacinë në ‘Luzhniki’.

Pas ndeshjes presidenti Macron, ka shkuar në zhveshtoren e ekipit të Kroacisë, për t’i përgëzuar për paraqitjet e bëra në këtë botëror.

Kujtojmë se për Kroacinë arritja në finale, është suksesi më i madh i arritur me ekipin kombëtar në futboll./Lajmi.net/