Gjestet që flasin më shumë se fjala “të dua”

Fjala e ëmbël “të dua”, si për femrat ashtu edhe për meshkujt ka një kuptim shumë të thellë, por ndonjëherë është shumë vështirë për ta thënë.

Lifestyle

09/01/2016 23:43

Zbuloni gjestet e mëposhtme nëse partneri juaj vërtet kujdeset për ju.

  1. Puthje të gjata pasionante – puthja sy mbyllur në të cilën buzët tuaj qëndrojnë gjatë kohë të bashkuara, sjell plot pasion dhe frymëmarrje të thellë, ku të dy ndani një emocion të papërshkruar.
  1. Buzëqeshje pas puthjes – puthja paraqet emocion shumë të fortë, por ajo që ndodh pas kësaj është edhe më emocionale. Nëse e vëreni partnerin se pas puthjes ju shikon duke u buzëqeshur, atëherë ky gjest tregon se keni njeriun e zemrës pranë vetes.
  1. Ju dëgjon dhe shikon derisa flisni – përcjellni sytë e tij dhe ai do të ju zbulojë shumë gjëra rreth ndjenjave të tij. Vini re se ai ju respekton nëse vështrimi i tij është tek buzët tuaj dhe sytë dhe duket sikur ai po monitoron çdo fjalë tuajën, për këtë mund të themi se është vërtetë dashuri.
  1. Pëlqen të shkojë kudo me ju – meshkujt nuk janë të çmendur për shoping apo shkuarje në tregje të ndryshme. Por, nëse partneri juaj është në gjendje të kalojë kohë të konsiderueshme me ju dhe të kaloni një pasdite të këndshme së bashku, kjo sigurisht është një tregues se ka ndjenja të forta ndaj jush.
  1. Arrin të ju dallojë nga distancë e largët – kur jeni në vende publike si në kafene apo klube nate dhe largoheni për në tualet apo diku tjetër, dhe sa po të ktheheni e vëreni shikimin e tij drejt jush, kjo tregon se ai kultivon ndjenja të forta për juve.
  1. Gjithmonë është i rregulluar gjatë shoqërisë me ju – kur planifikoni për ndonjë aheng, shetitje në qytet apo thjeshtë bërje shopingu, ai gjithmonë është i kuruar, i parfumosur dhe në gjendje të përkryer. Besoni se këtë e bën vetëm për shkak tuajin, që t’ju lë përshtypje.
  1. Në mënyrë spontane ju ledhaton në publik – kur jeni së bashku në ndonjë restorant apo kafene, ai vë dorën mbi kurrizin tuaj, ju prek dorën dhe ledhaton kur ecni nëpër rrugë, këto janë shenja që tregojnë respekt dhe dashuri të fuqishme.