Gjest i madh: Skuadra e njohur ia ofron gjithë lojtarët skuadrës së Chapecoense

Klube nga e gjithë bota po solidarizohen me Chapecoense.

Sport

29/11/2016 21:10

Skuadra shtatë herë kampione e Paraguait, Club Libertad, ka vënë në dispozicion të skuadrën braziliane gjithë ekipin e parë të tyre.

Ata nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare të klubit, kanë shprehur ngushëllimet për lojtarët që humbën jetën në këtë aksident ajror, e po ashtu njoftojnë se vënë në dispozicion të Chapecoense gjithë lojtarët e ekipit të parë të tyre, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e klubit, pas kësaj tragjedie.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.