Gjermanisë i kanë “humbur” mbi 140 mijë refugjatë

Revista gjermane “Süddeutsche Zeitung” raporton se së fundmi se gati 1 në 8 refugjatë zhduken nga radari i autoriteteve.

Bota

29/02/2016 18:42

Afro 13 për qind e refugjatëve të regjistruar nuk u paraqitën në qendrat e pranimit gjatë vitit të kaluar.

Opozita ka reaguar për çështjen në fjalë duke i kërkuar shpjegime qeverisë se çfarë ka ndodhur me këta njerëz, nëse kanë kaluar në ilegalitet në një vend tjetër apo janë regjistruar gabim?

Ministria e Brendshme gjermane thekson si arsye të mundshme vazhdimin e udhëtimit të refugjatëve në vende të tjera, por edhe kalimin e tyre në ilegalitet.

Gjatë 2015-s, në Gjermani u regjistruan 1.1 milionë refugjatë me të ashtuquajturin sistem “EASY”, i cili bën shpërndarjen e parë të emigrantëve. Nga përllogaritjet rezulton që autoriteteve gjermane t’iu kenë “humbur” 142 mijë vetë. /tch